Rreth Nesh

Mirë se vini në Klinikën Dentare Dr. Albina – aty ku buzëqeshja juaj është prioriteti ynë.

E themeluar në korrik 2023, klinika ndodhet në një zonë të qetë të Gostivarit, buzë lumit Vardar dhe pranë parkut të qytetit, duke ofruar një ambient relaksues për pacientët. Drejtohet nga Dr. Albina Bilali Iseini, stomatologe me përvojë dhe pasion për buzëqeshje të shëndetshme. Me qasje të personalizuar dhe teknologji moderne, ofrojmë nga kontrolli dhe pastrimi, te trajtimet estetike e restauruese, gjithmonë me kujdes profesional.

Klinika ka kontratë me Fondin Shëndetësor dhe leje zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë të RMV. Dr. Albina mban licencë nga Oda e Stomatologëve të Maqedonisë dhe certifikata nga Shoqata e Stomatologëve Shqiptarë të Maqedonisë. Dr. Albina ka marrë pjesë dhe ka certifikata nga kongreset ndërkombëtare të organizuara nga Eighteeth, Kyscoms, Samed, ANDSH – Asocimi Nacional i Dentistëve Shqiptarë, dhe Bioxis Pharmaceuticals. Klinika Dentare Dr. Albina është votuar si një nga kompanitë më mirë të menaxhuara në vend në kategorinë e saj nga CompanyWall.

Ju mirëpresim në një ambient miqësor dhe profesional.

Makedonsko Drustvo Ministria e Shëndetësisë Fondi Shëndetësor Oda e Stomatologëve Shoqata e Stomatologëve Shqiptarë
Eighteeth Kyscoms Samed ANDSH Bioxis Pharmaceuticals CompanyWall

Shërbimet

Stomatologji e Përgjithshme

Stomatologji Estetike

Stomatologji Restauruese

Ortodonci

Stomatologji Pediatrike

Ekipi

Stafi i Klinikës Dentare Dr. Albina përbëhet nga profesionistë të përkushtuar, me përvojë dhe dashuri për kujdesin ndaj pacientëve. Çdo anëtar i ekipit është i trajnuar për të ofruar shërbime të standardeve më të larta dhe për të krijuar një ambient mikpritës dhe të sigurt për të gjithë pacientët.

Dr. Albina Bilali Iseini

Dr. Albina Bilali Iseini

Stomatologe e përgjithshme dhe estetike

Sabrina Merseli Miftari

Sabrina Merseli Miftari

Asistente dentare

Kontakt dhe Termine

* Pas dërgimit do të merrni përgjigje për konfirmim të terminit.